Hidromorava

Sinani në teren kujdeset për hapësirat gjelbëruese, rrugët lokale dhe pastrimin e deponive

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Begzad Sinani është treguar i kujdesshëm për të mirëmbajtur hapësirat gjelbëruese në hapësirat publike të komunës. Sinani gjithashtu ka aktivizuar tërë makinerinë për të hapur rrugët lokale për t`ua lehtësuar punën bujqve kurse po kujdeset që deponitë e egra të pastrohen.

Begzad Sinani tërë kohën po qëndron në teren dhe po kujdeset që ambienti i komunës së Kamenicës të jetë i pastër, i gjelbëruar dhe njëkohësisht rrugët lokale të jenë të mirëmbajtura.

Sinani ka inspektuar pastrimin e hapësirave gjelbëruese dhe mirëmbajtjen e tyre. “Po shikoj nga afër pastrimin e këtyre pjesëve të qytetit të cilat gjithsesi duhet të jenë të mirëmbajtura mirë dhe të pastruara. Kompania po tregohet e kujdesshme dhe unë jam i gatshëm që të përkrahi çdo iniciativë që shkon në dobi të ambientit më të pastër” tha Sinani.

United Hospital

Ndryshe makineria e Sinanit ka intervenuar edhe në përmirësimin e rrugëve nëpër disa lokalitete.”Sot kemi intervenuar në rregullimin e disa rrugëve me qëllim që t’iu lehtësohet qarkullimi bujqve që punojnë tokat e tyre, derisa është pastruar edhe rruga Hogosht-Poliçkë pas shembjes së dheut”.

Sinani gjithashtu është kujdesur edhe për pastrimin e deponive të egra të mbeturinave, dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm në hedhjen e mbeturinave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.