Fundamenti

Sinani ndahet nga pushteti, por jo edhe nga bukuritë natyrore të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Begzad Sinani kur e ka dorëzuar pushtetin ka thënë se ndihet krenar dhe faqebardhë para qytetarëve të Kamenicës. Ka përmendur disa projekte madhore që ka realizuar dhe poashtu ka deklaruar se ka investuar në çdo cep të Kamenicës. Tani Sinani po relaksohet me pamjet e bukura që kanë fshatrat e Kamenicës.

Mobi Casa

Kohën e lirë, ish kreu i Kamenicës Begzad Sinani po e shfrytëzon për të promovuar bukuritë natyrore që kanë fshatrat e Kamenicës, për të cilat thotë se i ka vizituar cep më cep. “Ka kohë që nuk kam prekë e shijuar bukuritë e çmuara natyrore të fshatit tim” ka shkruar Sinani në rrjetet sociale./rajonipress/