Fundamenti

Sinani: Mospajtimet tona janë të shëndetshme për demokracinë

/ 4 minuta lexim

Kamenicë – Të gjitha mospajtimet që shprehën opozita i konsideroj të shëndetshme për demokracinë, mospajtimet ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara të botës. Pasiqë ne nuk i takojmë të gjithë të njëjtës parti, dhe është normale kjo dhe e kuptueshme, ne do t`i marrim seriozisht kritikat e juaja që janë të arsyeshme ka thënë Begzad Sinani.

Është mbajtur seanca e radhës e Kuvendit Komunal ku këshilltarët i aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës me dy pikat e reja të propozuara nga kryesuesi: Bartjen e mjeteve nga viti 2014, 2015 në 2016, dhe rregullorja në parim për përcaktimin e orarit të punës, në lëmine tregtisë, zejtarisë dhe shërbimeve tjera.

Kuvendarët njëzëri i aprovuan edhe draft rregulloret, për mirëmbajtjen e mjedisit në Komunën e Kamenicës, dhe ajo e rregullimit të transportit rrugor në territorin e Kamenicës, si dhe propozim vendimin për mënyrën e financimit të anëtarëve të komunitetit konsultativ për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Komuna e Kamenicës edhe sivjet do të ndihmoj brenda mundësive të veta me mjete financiare katërmbëdhjetë ekipe të ndryshme sportive, duke u bazuar në nevojat e tyre themelore. Shuma e përgjithshme e subvencioneve komunale është 22900 €.

Kuvendarët e aprovuan kërkesën e KF ”KIKA” drejtuar kuvendit për ndihmë financiare për rregullimin e një muri mbrojtës në stadiumin e futbollit në fshatin Hogosht, në vlerë prej 6000€.

Po ashtu u debatuan edhe katër raportet të drejtorive komunale: Drejtorisë për Arsim, Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspeksion, Drejtoria e Financave dhe Buxhetit, si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Mobi Casa

Lidhur me raportet e disa drejtorive të delegatëve pati diskutime dhe mospajtime, për të cilat kryetari Sinani u përgjigj se edhe të gjitha mospajtimet që shprehën i konsideroj të shëndetshme për demokracinë, mospajtimet ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara të botës. “Pasiqë ne nuk i takojmë të gjithë të njëjtës parti, dhe është normale kjo dhe e kuptueshme, ne do t`i marrim seriozisht kritikat e juaja që janë të arsyeshme ” ka thënë Sinani.

Lidhur me disa vërejtje në adresë të Drejtorisë së Arsimit nga ana e këshilltarëve, i’u përgjigj drejtori Agim Shkodra i cili tha, se asnjë punëtorë nuk është larguar nga puna, ndërsa për ata që aludohet i’u ka skaduar kontrata, dhe të gjitha pranimet në shkolla janë bërë në bazë të konkurseve, dhe për procesin e pavarësimit të shkollës së Roganës, është në procedurë dhe kjo do të ndodh shumë shpejt.

Sinani ndër të tjera tha se nëse ka ndonjë lëshim ai duhet të shqyrtohet dhe do të përmirësohet, ai përmendi sfidën e ballafaqimit me zvogëlimin e numrit nxënësve, që ka shkaktuar edhe zvogëlimin e normave të mësimdhënësve, prandaj angazhimi jonë ka qenë që asnjë mësimdhënës i kualifikuar mos të largohet nga procesi edukativo arsimor.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e arsyetoi mungesën e ndriçimit publik, në disa vendbanime me mungesën e mjeteve financiare prishjen e rrugëve, sidomos në Hodonoc nga vendosja e fijeve optike, dhe mos asfaltimi i saj nuk është në kompetenca të komunës. Kompania që i ka kryer punët është e paditur në gjyq tha Faton Jakupi.

Drejtoresha e Buxhetit dhe Financave znj.Shejnaze Masurica në raportin e saj theksoi se kemi shtimin e të hyrave vetanake krahasuar me vitin paraprak prej 3.21%.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, z Faik Rexhepi, në raportin e tij theksoi se kemi menaxhuar rastet emergjente vazhdimisht dhe kemi qenë në terren në çfarëdo kohe në realizmin e kërkesave të qytetarëve./rajonipress/