FITORJA

Sinani: Mësuesit kontribuuesit e jashtëzakonshëm të të gjitha brezave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kjo ditë nuk shënon vetëm fillimin e mësimit të shkronjave shqipe, por mbi të gjitha simbolizon devotshmërinë, përkushtimin dhe sakrificën e mësimdhënësve shqiptarë. Gjuha është emblema njohëse e identitetit dhe kulturës së një populli. Falë angazhimit dhe përkushtimit tuaj ne sot mburremi me të kaluarën dhe të sotmen, si dhe ecim të sigurt drejt së ardhmes ka thënë në urimin e tij drejtuar mësuesve Begzad Sinani.

Sinani ka thënë se vepra dhe kontributi i juaj është përgjegjësi e madhe për brezat e rijnë, të cilët u rritën dhe u edukuan të jenë brez i qytetarëve të BE– së, mirëpo gjithmonë duke e bartur me mburrje identitetin e tyre kombëtar si pjesë të familjes së madhe evropiane.

“Nëse para 125 viteve, me 7 mars, u hap mësonjëtorja e parë shqipe, ju mësues të nderuar, me përkushtim dhe dinjitet, e vazhduat rrugën e dijes duke e përhapur atë kudo që dëgjohej zëri i shqiptarëve. Ju i jetësuat ëndrrat e Pandeli Sotirit, Petro Nini Luarasit, Nuçi Naçit dhe Thoma Avramit. Në këtë ditë të shënuar, ne kujtojmë me respekt të veçantë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë brezave të mësimdhënësve të shkollës shqipe, kudo që ata vepruan duke e mbajtur të ndezur pishtarin e dijes dhe shpresës” ka shtuar Sinani.

ARKATANA

Sinani ka shtuar se do të përkulemi gjithnjë dhe do të jemi shumë mirënjohës për kontributin e mësimdhënësve për edukim dhe zhvillim të gjithëmbarshëm të shoqërisë.

“Urime 7 marsi, dita që shënon përkushtimin për dije dhe sakrificat për liri dhe shtet të pavarur, festa e cila shpalos të vërtetën se historia e rrugëtimit tonë si popull nuk do të kishte kuptim pa kontributin tuaj” ka thënë në fund Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.