Sinani: Mësimdhënësit dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për shkollën shqipe

Kamenicë – Më lejoni që në këtë ditë të shënuar për ju dhe për të gjithë kombin, t’iu shprehi urimet më të sinqerta për misionin tuaj fisnik dhe të pazëvendësueshëm. Kjo ditë nuk shënon vetëm fillimin e mësimit të shkronjave shqipe, por mbi të gjitha simbolizon devotshmërinë, përkushtimin dhe sakrificën e mësimdhënësve shqiptarë thuhet në urimin e Sinanit për ditën e mësuesit.
Gjuha është emblema njohëse e identitetit dhe kulturës së një populli. Falë angazhimit dhe përkushtimit tuaj ne sot mburremi me të kaluarën dhe të sotmen, si dhe ecim të sigurt drejt të ardhmes.
Në këtë ditë të shënuar, ne kujtojmë me respekt të veçantë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë brezave të mësimdhënësve të shkollës shqipe, kudo që ata vepruan duke e mbajtur të ndezur pishtarin e dijes dhe shpresës.
Do të përkulemi gjithnjë dhe do të jemi shumë mirënjohës për kontributin e mësimdhënësve për edukim dhe zhvillim të gjithëmbarshëm të shoqërisë.
Urime 7 marsi, dita që shënon përkushtimin për dije dhe sakrificat për liri dhe shtet të pavarur, festa e cila shpalos të vërtetën se historia e rrugëtimit tonë si popull nuk do të kishte kuptim pa kontributin tuaj ka shkuar Sinani./rajonipress/