Sinani mendon për trajtimin e ujërave të zeza në qendër të qytetit
Kamenicë – Begzad Sinani pasiqë ka vizituar lagjen “Qendra” të Kamenicës është befasuar se si kjo pjesë nuk ka rregullim të ujërave të zeza.
Begzad Sinani ka vizituar lagjen Qendra në Kamenicë dhe është interesuar për rregullimin e infrastrukturës sidomos trajtimin e ujërave të zeza.
Sinani ka shprehur habinë se si kjo lagje nuk ka trajtim të zeza. “Është interesante Qendra e Qytetit nuk ka trajtim të ujërave të zeza. Po e ni veten mirë që kam filluar zgjidhjen e këtij problemi në qendër të qytetit. Do të kyçen disa nga objektet banesore, Objekti i Policisë dhe Objekti i Çerdhes së Fëmijëve “Filizat”. Problemi është se, kanë filluar të dalin kabllot nëntokësore” ka shprehur habinë Sinani./rajonipress/


