Sinani mbanë premtimet, inspekton punimet në rrugën e fshatit Marocë

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani të hënën nga afër ka inspektuar punimet e rrugës së fshatit Marocë të kësaj komune.
Sinani pasi ka inspektuar punimet tha se që nga fillimi i punës sime por edhe gjatë fushatës jam zotuar se çdo qytetari të Komunës sonë do t`ia lehtësojmë kushtet e jetës me rregullimin e rrugëve e në veçanti atyre rurale edhe nëse është një shtëpi e vetme.
“Për mua çdo fshat do të jetë me prioritet e në veçanti fshatrat ku s`ka pasur fare investime. Jam krenar që tani kam mundësi të jem pranë jush dhe t`ua lehtësoj qarkullimin” u ka thënë Sinani banorëve.
Qytetarët e këtij lokaliteti e falënderuan Sinanin për intervenimin në këtë rrugë, derisa Rexhep Maroca tha se ndihet i befasuar që aq shpejt kryetari i komunës ka dalur në teren. “Në emër të banorëve të fshatit të jemi shumë mirënjohës sepse rruga ka qenë në gjendje të keqe. Vërtet ju e mbajtët premtimin se do të na ndihmoni dhe jo tani po bëhet realitet” tha Rexhep Maroca./rajonipress/