Sinani mban edhe një premtim, lagjja “Xhaqkaj” bëhet me ujë të pijshëm

Kamenicë – Kryetari Begzad Sinani vizitoi banorët e lagjes “Xhaqkaj” në Hogosht dhe inspektoi punët rreth projektit për furnizimin me ujë të pijes për këta banorë.
Kryetari Sinani tha se unë do të jem pranë kërkesave të qytetarëve të Komunës dhe njëri ndër prioritet do të jetë edhe përmirësimi dhe furnizimi me ujë të pijes për të gjithë komunën, raporton rajonipress.
Astrit Xhaqkaj banor i lagjes, në emër të banorëve ka falënderuar kryetarin Begzad Sinani për financimin dhe realizimin e projektit te ujësjellësit. “Kjo është një dëshmi se kryetari është duke i realizuar kërkesat e qytetareve të komunës tonë dhe të ju dal në ndihmë”.
Ndryshe ky projekt është financuar nga Komuna e Kamenicës./rajonipress/