Sinani: Kontributi i Diasporës vlerë e popullit tonë
Kamenicë – Organizuar nën patronatin e kryetarit Komunës dhe nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me aktivitete të shumta sot është përmbyllur me sukses dita e Diasporës.
Begzad Sinani tha se njerëzit tanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet e ndryshme të botës e që janë nga Kamenica – Kosova në momentet më të vështira dhanë kontribut të madh për popullin tonë që do të çmohet dhe vlerësohet gjithmonë, dhe ne si institucione duhet t`i falënderojmë dhe nderojmë çdo herë dhe të krijojmë kushte më të mira gjatë pushimeve të tyre në vendlindje.
Në mbrëmjen e kësaj dite ishin parapa një ekspozitë me fotografi, ushqime tradicionale dhe koncerti nga big bandi me muzikë live në qendër të qytetit deri në orët e vona./rajonipress/


