Fundamenti

Sinani: Komisioni Evropian duhet të investojë në trajtimin e ujërave të zeza

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Begzad Sinani aktualisht është kryetar i Bordit të Agjencionit për zhvillim rajonal lindje (AZHRL). Për rajonipress Sinani thotë se nga ky organizëm që financohet nga Komisioni Evropian premtimet kanë qenë të mëdha, por fare pak është investuar në Anamoravë.

Begzad Sinani është treguar kritik dhe pesimist rreth funksionimit të Agjencionit për Zhvillim Rajonal Lindje që selinë e ka në Gjilan.

Sinani aktualisht është kryetar i bordit në këtë institucion që financohet nga Komisioni Evropian, por është pesimist pasiqë pak investime janë derdhur në Anamoravë, raporton rajonipress.

Mobi Casa

“Kam pritur më shumë nga AZHRL-ja sepse ne si komuna të Anamoravës kemi ofruar projekte konkrete, megjithatë nuk janë përmbushur premtimet tona. Të gjitha komunat e Anamoravës kanë dërguar projekte konkrete në infrastrukturë, trajtimin e ujërave të zeza dhe rregullimin dhe mbrojtjen e ambientit”.

Por për Sinanin më urgjente mbetet trajtimi i ujërave të zeza i cili është tepër i kushtueshëm. “Komisioni Evropian duhet që urgjentisht ta trajtojë problematikën e ujërave të zeza sepse është tepër e kushtueshme dhe komunat nuk munden vet që të bëjnë investime në këtë fushë. Vetëm në dy fshatra të Kamenicës , Hogosht dhe Koretin trajtimi i ujërave të zeza kushton mbi 4 milion euro” tha Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.