Hidromorava

Sinani: Koalicioni i PDK-së me AAK dhe AKR shtylla kryesore e mandatit katërvjeçar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kandidati për kryetar Begzad Sinani u ka thënë atyre të AAK-së e AKR-së se do të jeni shtylla kryesore e një mandati 4 vjeçar. Ju keni dhenë një përgjegjësi dhe një besim që nga momenti i nënshkrimit të koalicionit dhe unë nuk do të jem vetëm kandidat i PDK-së, por kandidat i qytetarëve të Kamenicës. Unë do t`i takoj partneritetit politik për një qeverisje më të mirë e që është një e arritur e imja personale, është një e arritur e 3 kandidatëve të tri partive politike , është një vizion i imi që bashkërisht të udhëheqim së bashku me Lulzim Lecin me shok dhe Fatmir Matoshin me shok ka shtuar Sinani.

Në ketë takim u informuan strukturat e tri partive nga afër për koalicionin në Komunën e Kamenicës ndërmjet këtyre subjekteve.

Takimin e hapi Kryetari i Degës së PDK-së Emin Krasniqi derisa Lulzim Leci kryetar i Degës së AAK-së tha se ne kemi pasur oferta edhe nga subjekti tjetër për ta mbështetur në balotazh, por ne besojmë se me Begzad Sinanin projekti i AAK-së për Komunën e Kamenicës do të gjeje zbatim më të mirë se me çdo kënd tjetër, prandaj nga këtu ju them se do ta keni mbështetjen nga të gjitha strukturat e AAK-së dhe do të punojmë së bashku për një qeverisje më të mirë.

FIDANISHTJA

Zjadin Thaçi nënkryetar i AKR ka uruar për këtë koalicion që është për të mirën e qytetit të Kamenicës. “Mendoj se ne do të gjejmë bashkëpunim të shkëlqyer duke e njohur personalitetin e kandidatit Begzad Sinani, andaj uroj që me 1 dhjetor të festojmë të gjithë së bashku për fitoren e madhe” ka thënë Thaçi.

Kandidati për Kryetar Begzad Sinani u ka thënë atyre të AAK-së e AKR-së se do të jeni shtylla kryesore e një mandati 4 vjeçar. “Ju keni dhenë një përgjegjësi dhe një besim që nga momenti i nënshkrimit të koalicionit dhe unë nuk do të jem vetëm kandidat i PDK-së, por kandidat i qytetarëve të Kamenicës. Unë do t`i takoj partneritetit politik për një qeverisje më të mirë e që është një e arritur e imja personale, është një e arritur e 3 kandidatëve të tri partive politike , është një vizion i imi që bashkërisht të udhëheqim së bashku me Lulzim Lecin me shok dhe Fatmir Matoshin me shok” ka shtuar Sinani.

Sinani ka thënë se nuk do të ketë dallime se kush do të jetë kryetar, por do të jetë një ekip profesional dhe gjithëpërfshirës për të zgjidhur problemet në Komunën tonë.
“Që nga dita e parë e qeverisjes sonë ne do të bëjmë grupe të ekipeve për të identifikuar problemet dhe do t`i analizojmë programet e tri subjekteve politike dhe do t`i realizojmë ato që janë prioritare. Unë besoj në forcën tuaj, unë besoj në votën tuaj , prandaj dilni organizohuni dhe votoni për këtë Koalicion për ndryshimin e Kamenicës, e ndryshimi fillon që nga sonte këtu” ka thënë Sinanin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.