Sinani kërkon nga KFOR-i vendosjen e policisë së Kosovës në zonat kufitare

Kamenicë – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka pritur në një takim Komandantin e ri të Lindjes, LT Miller si dhe ish Komandantin Drouillard.
Sinani e njoftoi Komandantin Miller rreth gjendjes në rrethinën e komunës së Kamenicës, për kontrollimet e Policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it në zonën kufitare me Serbinë, në fshatin Karaqevë si dhe për vendosjen e Policisë së Serbisë afër fshatrave të Karaqevës se poshtme dhe asaj të epërme.
Komandanti, Miller falënderoi kryetarin Sinani për pritjen që ai i bëri dhe shprehi kënaqësinë që çdo herë të vizitoj komunën e Kamenicës që të jenë sa më të informuar rreth gjendjes për sigurinë e qytetarëve./rajonipress/