Hidromorava

Sinani kërkon ndihmën e LR-PDSH-së për rrëzimin e qeverisjes Arifi në Preshevë?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani ka përshëndetur largimin e këshilltares së APN-së Fetanete Mehmedi nga shumica e qeverisjes lokale të komunës së Preshevës duke vlerësuar lart aktin e guximshëm të këshilltares si hap për ndaljen e kësaj keqqeverisje.

Sinani ka bërë ftesë publike koalicionit qeverisës LR-PDSH për formimin e një shumice të re qeverisëse në komunë të Preshevës, shkruan Titulli.com.

“Duke i pasur parasysh arsyet e lartëpërmendura i bëjmë ftesë publike PDSH dhe LR PDSH që të japin kontributin e tyre për formimin e një shumice të re qeverisëse në komunë të Preshevës, pikërisht duke marrë parasysh ndjeshmërinë e kësaj periudhe kohore dhe domosdoshmërisë që komuna e Preshevës në këtë periudhë me rëndësi jetike të ketë legjitimitetin e përfaqësimit”thuhet në kumtesën e lëshura nga PVD në Preshevë.

Mobi Casa

Sipas saj me këtë rast do të krijohet një qeverisje stabile në dobi të qytetarëve të komunës së Preshevës, raporton Titulli.com.

Më 16 janar Fetanete Mehmedi, këshilltare e kuvendit komunal të komunës së Preshevës përmes një letre dërguar kryetarit të organit më të lartë qeverisës lokale ka njoftuar se është larguar nga grupimi politik i Alternativës për Ndryshim në Preshevë./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.