ARKATANA

Sinani kërkon efikasitet dhe disiplinë në punë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Sinani u ka tërhequr vërejtjen drejtorëve se asnjë zyrtar nuk mund të largohet nga vendi i punës pa u njoftuar eprori. Gjithashtu Sinani kërkoi që çdo vërejtje dhe pakënaqësi nga ana e qytetarëve ndaj mos punës së ndonjë zyrtari të merren masa përkatëse ligjore.

Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve të cilën e kryesoi kryetari i komunës Begzad Sinani, janë trajtuar shumë çështje me rëndësi për funksionimin sa më të mirë të administratës komunale, si dhe realizimin e aktiviteteve të përditshme.

Sinani ka thënë se fillimi i realizimit të disa projekteve të parapara të infrastrukturës është vonuar për shkak të motit: si asfaltimi i disa rrugëve lokale në, Hodonoc, Koretin dhe në disa lokalitete tjera.

Kryetari Sinani, kërkoi nga drejtorët të angazhohen për ngritjen edhe më të madhe të cilësisë në punë, disiplinës, si edhe ardhjes me kohë në punë të zyrtarëve komunal.

FITORJA

Sinani u ka tërhequr vërejtjen drejtorëve se asnjë zyrtar nuk mund të largohet nga vendi i punës pa u njoftuar eprori. Gjithashtu Sinani kërkoi që çdo vërejtje dhe pakënaqësi nga ana e qytetarëve ndaj mos punës së ndonjë zyrtari të merren masa përkatëse ligjore.

Drejtorët e njoftuan kryetarin Sinani, për aktivitetet e zhvilluara, rezultatet dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen. Po ashtu në Këshill u diskutua edhe gjendja në disa shkolla të komunës ku drejtori Agim Shkodra, njoftoi se në disa mungon furnizimi me ujë: si në Shkollat Fillore “Metush Krasniqi“ në Roganë dhe “Hasan Prishtina“ në Busavatë.

Objekti i shkollës fillore të Roganës shfrytëzohet edhe nga paralelet e ndara fizike të shkollave të mesme të Kamenicës, gjimnazit edhe shkollës teknike.

Furnizimi me ujë bëhet me anë të cisternës. Problemi i furnizimit me ujë në shkollën e Busavatës, për shumë vite nuk është zgjidhur. Sinani, kërkoi që sa ma shpejt nga Drejtoria e Arsimit të zgjidhen këto probleme dhe problemet tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.