Sinani kërkon edhe më shumë efikasitet nga drejtoritë

Kamenicë – Në këtë takim u bisedua për emërtimin e rrugëve, planifikimin e buxhetit për vitin 2015, planifikimi i lagjeve urbane nëpër qytet dhe fshatra, hartat zonale-plane rregulluese të hollësishme në qytet dhe kushtet e punës në drejtori.
Sinani tha se këto takime do të jenë të rregullta me drejtoritë, me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë nga zyrtarët që punojnë nëpër drejtori. “Organizimi dhe koordinimi i punëve në mes drejtorit, përgjegjësit me zyrën e kryetarit dhe të njihem me kushtet e punës. Si hap i parë është rregullimi i hapësirave të drejtorisë dhe të inventarit që drejtoria posedon” ka thënë Sinani.
Ilir Kastrati drejtor i urbanizmit dhe planifikimit hapësinor e falënderoi kryetarin për bashkëpunimin e tij.
Ai po ashtu e njoftoi për raportin gjashtëmujor, ku sipas tij ka pasur 83 kërkesa prej tyre 53 kërkesa kanë qenë pozitive, 9 kërkesa negative dhe 21 kërkesa në shqyrtim e sipër dhe sistemi i adresave është përfunduar nga komisioni i formuar nga ku kemi pasur disa vërejtje, por këto kanë të bëjnë me kryetarët e Këshillave Lokale pasi që ata i kanë bërë propozimet e emërtimeve nëpër lokalitete, dhe kemi një kërkesë për një veturë zyrtare pasi që puna jonë është në terren dhe zyrtarët tanë duhet të udhëtojnë me vetura private ka thënë Kastrati./rajonipress/