Sinani kërcënon: Do të ndalen seperacionet
Kamenicë – Kryetari Begzad Sinani merr seriozisht shqetësimet e banorëve të fshatit Shipashnicë dhe për këtë qëllim ai të premten ka vizituar dhe ka parë me sytë e tij gjendjen e lumit ku si pasojë e operatorëve të seperimit po shkatërrohet lumi dhe ambienti në këto pjesë të komunës së Kamenicës.
Pasi ka parë gjendjen aktuale Sinani ka kërcënuar dhe ka paralajmëruar se do të bëjë çdo gjë që kërkohet nga komuna për të zgjidhur këtë problem që po ballafaqohen qytetarët e këtyre lokaliteteve./rajonipress/


