United Hospital

Sinani: Kamenica krenohet me mjekët e saj

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka qenë sot nikoqir i takimit të parë të dhjetëra mjekëve, specialistëve e profesorëve universitar që janë me origjinë nga Kamenica dhe që punojnë në tërë Kosovën dhe jashtë saj. Në këtë takim me ftesë të Kryetarit Sinani morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahman, dhe ministri i FSK-së Haki Demolli.

Sinani ka falënderuar të pranishmit për prezencën e tyre në Kamenicë dhe për punën që bëjnë kudo që veprojnë. “Jemi krenar si udhëheqës të Kamenicës, por edhe si qytetarë të këtij vendi, që kemi kaq shumë kuadro të mjekësisë të cilët japin kontributin e tyre në tërë Kosovën dhe jashtë saj. Ftesa që u kam bërë është që të shprehim mirënjohje por edhe të kthejmë vëmendjen kah Komuna e Kamenicës e cila në sferën e shëndetësisë po përmbush detyrat dhe obligimet e saj pavarësisht sfidave me të cilat përballemi. Ndihem krenar si kryetar Komune kudo që shkoj dhe përmenden mjekët e specialistët e Kamenicës. Jemi në përmbylljet të inkuadrimit të të gjithë të diplomuarve në sistemin shëndetësor dhe aktualisht kemi vetëm edhe dy tri raste të mjekëve që presin për inkuadrim në punë. Ju keni një profesion shumë human dhe jepni shumë nga vetja juaj në shërbim të qytetarëve dhe kjo vlerësohet shumë nga Komuna e Kamenicës” tha Sinani.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani duke falënderuar Komunën e Kamenicës dhe Begzad Sinanin për organizmin e një takimi të këtij formati shprehu kënaqësinë që ishte në mesin e mantelbardhëve. ‘Jam shumë i kënaqur që sot jam në mesin e kolegëve të mi, me një pjesë e madhe të cilëve kam punuar vite me radhë në Gjilan. Dua të jem i sinqertë me ju dhe tu them se shëndetësia kosovare nëse nuk është në një nivel shumë të lartë, deomos së është në nivel më të mirë ose të barabartë me shëndetësinë e shteteve të rajonit, Para nesh ka shumë sfida dhe jemi të përqendruar në zgjidhjen e tyre” tha midis tjerash ministri Rrahmani.

UBT

Mantelbardhët u përshëndetën edhe nga Ministri Haki Demolli dhe zëvendësministri Emin Krasniqi, ndërsa shumë prej mjekëve diskutuan në këtë takim dhe e vlerësuan lart idenë e kryetarit Sinani për të organizuar një takim të këtillë.. Kryetari Sinani ka përshëndetur në mënyrë të veçantë disa nga veteranes e shëndetësisë kosovare që janë kamenicas me orgjinë siç janë profesor Tefik Gashi, Emrush Kryeziu, Nazim Qehaja, Ilaz Bunjaku, Xhevat Shkodra, profesoreshën Binaze Krasniqi dhe Idriz Hoxha.

Zyra e Kryetarit Begzad Sinani ka nderuar me mirënjohje për humanizëm e profesionalizëm në sferën e shëndetësisë disa nga mjekët e parë, një pjesë e të cilëve nuk janë më në jetë dhe mirënjohjet post- mortum u morën nga familjarët e tyre.

Me mirënjohje u nderuan edhe mjekët e QKMF-së të cilët kanë një përvojë mbi 30 vjeçare të punës dhe ata që tashmë janë pensionuar. Ministri Imet Rrahmani në emër të QKMF-së në Kamenicë i ndau mirënjohje për avancimin e sistemit të shëndetësisë në Kamenicë, kryetarit të Komunës Begzad Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.