Hidromorava

Sinani: Jam krenar për punën që kam bërë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Begzad Sinani kryetar i Komunës së Kamenicës thotë se mandatin e tij katërvjeçar po e përfundon faqebardhë. Jam përpjekur dhe kam punuar për një jetë më të mirë të të gjithë qytetareve të Kamenicës. Krenohem për punën e mirë që e kam bërë shprehet Sinani.

Begzad Sinani është në përfundim të mandatit të tij katërvjeçar si kryetar komune. Ndihet komod dhe i relaksuar që mandatin e tij po e përfundon me shumë projekte të realizuara dhe me shumë punë të kryera e të dobishme për qytetin dhe qytetarët e Kamenicës. “Vërtet jam krenar për punën e mirë qe e kam bërë. Krenohem me tërë atë angazhim timin dhe të stafit tim që e kemi bërë për katër vite, pa u ndalur natë e ditë, vetëm që të realizojmë projekte në infrastrukturë, të realizojmë projekte në shëndetësi, në arsim, në kulturë, të realizojmë projekte në bujqësi, në zhvillim ekonomik, në sport etj” u shpreh Sinani.

UBT

Sinani thotë se është i kënaqur që për këtë periudhë ka arritur të realizojë pothuajse shumicën e projekteve të premtuara. “I kam realizuar shumicën e projekteve dhe kam punuar vazhdimisht që këto projekte të kryhen në mënyrë cilësore. Besoj që ia kemi dalën dhe u mbetet qytetarëve të Kamenicës ta vlerësojnë tërë punën tonë. Për asnjë moment nuk i kemi harruar edhe fshatrat kufitare dhe ato më të largëta” tha Sinani./rajonipress/