Sinani inspekton rrugën në fshatin Bosce

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka vizituar fshatin e banuar me qytetarë të komunitetit serb, ku nga afër inspektoi punimet që janë duke u bërë në rregullimin e rrugës së këtij fshati e që realizues i këtij projekti është Komuna.
Sinani tha se do të vazhdojmë të rregullojmë infrastrukturën rrugore në gjithë komunën qoftë edhe nëse është edhe një shtëpi e vetme dhe tua lehtësojmë jetën qytetarëve tanë, raporton rajonipress.
Sipas tij së shpejti pritet të filloj edhe projekti i kanalizimit e që është projekt i Ministrisë së Kthimit dhe Komunës Kamenicës.
Banorët e këtij fshati e falënderuan Sinanin për vizitën dhe fillimin e investimeve në këtë fshat pasi që ka munguar një gjë e tillë viteve të kaluara./rajonipress/