Sinani inspekton punimet në rrugën që po ndërtohet në lagjen “Çamëria”
Kamenicë – Kryetari i komunës, Begzad Sinani ka inspektuar punimet e rrugës në lagjen “Çamëria” ku po bëhet ndërhyrje pas rrëshqitjeve si pasojë e vërshimeve të fundit në këtë pjesë të qytetit.
Sinani u shpreh se ndërtimi i rrugës alternative në këtë lagje, do të mundësojë lëvizje të lirë të qytetarëve të kësaj lagjeje.
“Kemi qenë të obliguar që të ndërhyjmë në këtë pjesë të vendit pas rrëshqitjeve që kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të fundit. Jemi të kënaqur me punën që po bëhet këtu dhe shpresojmë që së shpejti edhe qytetarët e kësaj pjese, do t’i gëzohen rrugës së re”, tha veç tjerash kryetari Sinani./rajonipress/


