Sinani inspekton punimet në Roganë dhe viziton lumin në Shipashnicë
Kamenicë – Begzad Sinani ka vizituar punimet në shkollën e mesme profesionale në Roganë dhe ka vizituar lumin në Shipashnicë.
Begzad Sinani pasiqë ka parë nga afër punimet intensive për ndërtimin e shkollës së mesme profesionale në Roganë është shprehur i kënaqur me dinamikën e punimeve. “Ne po vazhdojmë me dinamikën e paraparë dhe kjo është një befasi e mirë. Sipas inxhinierit Ibrahim Selishta punët po vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë” ka shkruar Sinani.
Sinani ka vizituar edhe rrugën Shipashnicë – Desivojcë ku sipas tij lumi po përmirësohet dhe ngadalë po kthehet në gjendjen e dëshiruar./rajonipress/


