Eko Higjiena

Sinani inspekton punimet e ujësjellësit dhe trotuarit në fshatin Hodonoc

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Begzad Sinani me bashkëpunëtorë të mërkurën nga afër ka inspektuar punimet në këtë lokalitet. Unë sot jam këtu që të shoh nga afër deri në cilën fazë janë kryer punimet e këtyre projekteve. Ne do të vazhdojmë me projektet tjera në asfaltimin e rrugëve lokale, ndriçimin e tërësishëm të fshatit, rregullimin e kanaleve dhe eliminimin e mbeturinave dhe projekte tjera ka shtuar Sinani.

Aziz Morina nga kompania “AREA” e ka njoftuar kryetarin për punët e kryera.”Ne jemi duke punuar sipas planit të paraparë mirëpo kemi disa pengesa, janë disa mure afër rrugës që pengojnë, derisa në projekt janë të paraparë rrënimet mirëpo në kontratë nuk parashihen kompensimet nga ana e punëkryesit dhe kemi pengesa në kryerjen e punëve” ka thënë Morina.

Kryetari Sinani nga banorët e fshatit Hodonoc ka kërkuar që të formojnë një komision dhe së bashku me kryetarin e bashkësisë lokale dhe këshillin të evidentohen pengesat dhe të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë sepse është në të mirën e banorëve të fshatit tuaj.

Mobi Casa

Projekti i rregullimit të trotuarit është financuar nga komuna dhe pritet të përfundojë muajin e ardhshëm kurse projekti i ujësjellësit është duke shkuar mirë, derisa shtrirja e gypave është kryer në shumicën e fshatit.

Ky projekt është financuar nga CDI-Demos në bashkëpunim me komunën e Kamenicës dhe pritet të përfundojë në muajin qershor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.