Sinani inspekton punimet e rrugës në Roganë

Kamenicë – Begzad Sinani dhe drejtori i shërbimeve publike Faton Jakupi me bashkëpunëtorë inspektuan punimet që janë duke u kryer në rrugën kryesore në fshatin Roganë.
Sinani gjatë këtij inspektimi tha se me të marr qeverisjen komunale njëri ndër problemet që e kam identifikuar dhe që ka qenë prioritet për qeverisjen tone ka qenë zgjidhja e këtij problemi që bëhet grumbullimi i ujit nga të reshurat atmosferike në këtë rrugë që ka penguar dhe ka vështirësuar lëvizjen për qytetarët e këtij lokaliteti dhe komunës sonë.
Banorët dhe pronarët e lokaleve biznesore të Roganës e falënderuan kryetarin për këtë projekt sepse ka qenë një problem qe disa vite mirëpo falë punës dhe angazhimit të juve po rregullohet./rajonipress/