Sinani inspektoi punimet në asfaltimin e rrugës në Petrit

Kamenicë – Kryetari Begzad Sinani, inspektoi në këtë fundjave punimet në asfaltimin e rrugës në Petrit, përkatësisht përfundimin e asfaltimit të një lagjeje në këtë fshat të Komunës së Kamenicës.
Me këtë rast, Sinani tha se do të vazhdojë me realizimin e projekteve.”Ne flasim me punë dhe realizim të projekteve, do të vazhdojmë me të gjitha projektet e radhës për të përmbushur para qytetarëve obligimet tona dhe për t’i realizuar premtimet që kemi dhënë”, ka thënë ai.
Sinani ka thënë se do të ketë investime në çdo cep të fshatrave të Kamenicës sepse misioni ynë është që të jemi në funksion të zgjidhjes së një infrastrukture moderne e të qëndrueshme. “Çdo ditë po përurojmë punë e projekte të reja. Jemi duke realizuar premtimet tona dhe synimet tona që të kemi një Kamenicë me fshatra të avancuara si në infrastrukturë ashtu edhe në sfera të tjera” ka thënë Sinani.
Banorët e Petritit janë ndier të lumtur që investimet po ndodhin në fshatin e tyre./rajonipress/