Mobi Casa

Sinani i vendosur të punojë sipas ligjit dhe procedurave

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Begzad Sinani ka thënë se nuk do t’i përsëris gabimet e të shkuarës. “Nuk do të bëjë lëshime dhe do të punoj sipas ligjit dhe procedurave” ka thënë Sinani në Kuvendin Komunal, derisa po diskutohej për çështjen e dhënies në shfrytëzim të pronës publike.

Kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, është ankuar në punëtorët e Administratës, me theks inspeksionin e komunës për mospërmbushjen e detyrave. “Një kafiteri, apo restorant po na dalin të jenë më të fuqishëm se institucionet”, ka thënë Kryetari Sinani, duke folur për mosrespektimin e ligjit për shfrytëzimin e hapësirës publike nga bizneset private.

Ai ka përmendur raste, kur pesë inspektorët pinë e hanë nëpër restorante dhe më pas e kanë të vështirë ta zbatojnë ligjin.

Sinani ka thënë se nuk do t’i përsëris gabimet e të shkuarës. “Nuk do të bëjë lëshime dhe do të punoj sipas ligjit dhe procedurave” ka thënë Sinani në Kuvendin Komunal, derisa po diskutohej për çështjen e dhënies në shfrytëzim të pronës publike.

Hidromorava

Ai ka kërkuar nga asambleistët që të mos bëjnë vetëm kritika, por të shpenzojnë pak kohë e mund dhe ta ndihmojnë Komunën për të mirën e përgjithshme. “Unë po shoh këtu këshilltarë që po shiten me të mençëm se ekzekutivi. Pse s’dilni ju në Tugjec e me shiku gjendjen e tokës publike e me u angazhue për dokumentacionin”, u është drejtuar Sinani asambleistëve opozitarë.

Këshilltari i Asamblesë Komunale nga radhët e lëvizjes “Vetëvendosje”, Arsim Thaçi, ka deklaruar se Kamenica nuk e ka komoditetin ta përballoj koston e 11 drejtorive komunale. “Kryetari i Komunës, nuk mundet mem bind mu, e as qytetarët që Kamenica e varfër ka nevojë për 11 drejtori. Neve si këshilltarë nuk na është sjellë fare organografi për drejtoritë, sa të punësuar do të kenë, si do të duken ato, çfarë sektorë do të inkorporohen. Fjalët i merr era, faktet e shkruara mungojnë”, ka thënë Thaçi në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal njoftojnë mediet lokale.

Ai ka kërkuar edhe nga LDK-ja “të mos derdh lot krokodili për numrin e madh të drejtorive, sepse është po LDK-ja, ajo që pa respektuar asnjë procedurë ligjore e ka rritur numrin e drejtorive”.

Ndër të tjera, Kuvendi i Kamenicës ka miratuar sot amandamentimin e statutit të Komunës, planin e punës së Kuvendit, si dhe ka votuar unanimisht për kërkesën e drejtorisë së Arsimit për transportimin e nxënësve nga klasa e parë deri në të nëntën./rajonipress/