FITORJA

Sinani i shqetësuar për qentë endacak dhe incidentet në shkolla

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Eliminimi i qenve endacak, është bërë çështje e ndjeshme jo vetëm në qytet, por edhe në zona rurale, prandaj mundohemi që ta gjejmë një zgjidhje që është më e lehtë për eliminimin e këtyre qenve që po i shqetësojnë qytetarët tanë. Shqetësim tjetër është incidenti i fundit që ndodhi para ca kohësh me nxënësit e shkollave të mesme këtu në Kamenicë. Në Komunën e Kamenicës, nuk kemi pasur këso lloj incidentesh më parë, andaj do të përkujdesemi që ato mos të përsëriten në të ardhmen ka thënë Sinani.

Kryetari i Komunës Begzad Sinani ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të Këshillit Komunal për Siguri Publike- KKSB.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Përfaqësuesi i MPB-së, Komandanti i Policisë së Kamenicës, Drejtori i Shërbimeve Publike, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, përfaqësuesit e OSBE-së, e tjerë.

Sinani ka thënë se ky është takimi i parë që është organizuar nga KKSP-ja. “Ne jemi këtu për t’i shmangur gjërat negative, por ne kemi dy shqetësime që janë ma aktuale në komunën tonë. Eliminimi i qenve endacak, është bërë çështje e ndjeshme jo vetëm në qytet, por edhe në zona rurale, prandaj mundohemi që ta gjejmë një zgjidhje që është më e lehtë për eliminimin e këtyre qenve që po i shqetësojnë qytetarët tanë. Shqetësim tjetër është incidenti i fundit që ndodhi para ca kohësh me nxënësit e shkollave të mesme këtu në Kamenicë. Në Komunën e Kamenicës, nuk kemi pasur këso lloj incidentesh më parë, andaj do të përkujdesemi që ato mos të përsëriten në të ardhmen” ka thënë Sinani.

FITORJA

Sinani ka kërkuar përkushtim në procesin edukativo arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, qofshin ato fillore apo të mesme. Të koordinohemi në atë mënyrë që t’i parandalojmë edhe këtë probleme që na shqetësojnë”.

Sinani po ashtu ka përmendur edhe shqetësimin e banorëve të fshatit Karaqevë me problemet që po ndodhin në këtë zonë kufitare me Serbinë.

Labinot Sadiku, zyrtar i MPB-se, tha se nga ne kërkojmë që të kemi një bashkëpunim më të frytshëm me komunën tuaj, fatkeqësisht na ka munguar komunikimi institucional me Komunën e Kamenicës. Shpresojmë që mos të vazhdojnë ashtu siç ishte më parë me drejtuesit e Komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.