Uji Dea

Sinani i hap dyert për shoqërinë civile

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Në kuadër të projektit ”Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit”, të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) , drejtoresha ekzekutive e OJQ-së Network of Peace Movement “NOPM”, Besime Tusha ka nënshkruar marrëveshjen për mirëkuptim me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani.

Drejtoresha Ekzekutive, Besime Tusha, gjatë takimit me kryetarin Sinani e ka njoftuar shkurtimisht me aktivitetet dhe ecurinë e projektit. Stafi i OJQ-së, “NOPM” do të monitorojnë mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe Komitetin për Politikë dhe Financa, Komitetin për Komunitete si dhe do të monitoroj drejtoritë përkatëse në komunë.

Kryetari Sinani tha se me realizimin e këtij projekti komuna e Kamenicës do të jetë përfitues kryesor pasi që na ndihmon në ngritjen e transparencës, dyert e komunës kanë qenë gjithmonë të hapura për shoqërinë civile dhe presim edhe në të ardhmen bashkëpunim sa më të mirë .“Ju jeni ata të cilët përmes projekteve dhe aktiviteteve transmetoni punën e administratës komunale tek qytetarët, pikërisht për këtë lloj projekti ka pasur nevojë komuna jonë” është shprehur Sinani.

Mobi Casa

Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani ka siguruar se do t’i përmbush obligimet e veta që dalin nga kjo marrëveshje duke synuar kështu një bashkëpunim edhe më të mirë dhe më të shëndosh në të ardhmen me shoqërinë civile në Kamenicë, rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në vendim marrje nga ana e qytetarëve do të jetë një stimulim shtesë për ne në punën e administratës komunale.

Këtë projekt e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në kuadër të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.