Sinani i hap dyert e komunës për qytetarët

Gjilan – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani e ka caktuar ditën e martë për të takuar qytetarët. Për mua prioritet kryesor mbeten qytetarët dhe preokupimet e tyre tha Sinani.
Begzad Sinani pos kontakteve të drejtpërdrejta që po i bënë me qytetarët e Kamenicës, tashmë ka vendosur që ata t`i dëgjojë “live” për hallet e tyre.
Sinani e ka caktuar ditën e martë ditë ku do të takojë vetëm qytetarët.”Do t`i dëgjojë vet hallet dhe telashet e banorëve. Ne jemi zgjedhur me votën e tyre dhe jemi për të dëgjuar kërkesat e tyre” tha Sinani për rajonipress.
Sinani ka kërkuar nga qytetarët që ta shfrytëzojnë ditën e martë sepse është e caktuar enkas për ta.”Prioritet i mandatit tim mbeten kontaktet me qytetarët. Në bazë të këtyre bisedave dhe duke dëgjuar hallet e tyre ne edhe më lehtë mund ta projektojmë buxhetin komunal” tha Sinani.
Sinani ndryshe ka vizituar disa fshatra e lagje në qytet ku është njohur me kërkesat e tyre.”Gjithçka që do të bëjmë në Kamenicë, do ta bëjmë me aprovimin e qytetarëve. Ata janë taksapaguesit kryesor dhe ne jemi të obliguar që të gjendemi pranë tyre më të gjitha nevojat dhe shqetësimet që ata i kanë” tha Sinani./rajonipress/