FITORJA

Sinani i gatshëm të përkrah projektet që afirmojnë barazinë gjinore

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Begzad Sinani, në fjalën e tij edhe njëherë dëshmoi gatishmërinë për të përkrahë projektet që afirmojnë barazinë gjinore, rolin e sajë në vendimmarrje, po ashtu kërkoi që planet e projekteve për vitin 2015 të jenë sa më të detajuara. Pesë vajza nga komuna e jonë e kanë kryer një kurs tremujor të rrobaqepësisë në Turqi, presin ndihmë për sigurimin makinave për të filluar të ushtrojnë zejen e tyre.

Organizuar nga Drejtoria për buxhet dhe financa dhe grupi i grave të Kamenicës. Në këtë debat mori pjesë edhe kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani.

Drejtoresha e Drejtorisë së Buxhetit Shejnaze Masurica, e cila njoftoi që në qarkoren e vitit 2015 shihet se buxheti për komunën tonë është zvogëluar për 25% që sigurisht do të ketë edhe kufizime në shumë projekte. Kryetarja e grupit grave të Kamenicës, Ibadete Ahmeti i numëroi të gjitha projektet e realizuara që nga marrja e mandatit nga ajo.

Ajo përmendi edhe trajnimin në Durrës dhe kontaket në Bashkinë e Durrësit. Kryetari Sinani, në fjalën e tij edhe njëherë dëshmoi gatishmërinë për të përkrahë projektet që afirmojnë barazinë gjinore, rolin e sajë në vendimmarrje , po ashtu kërkoi që planet e projekteve për vitin 2015 të jenë sa më të detajuara. Pesë vajza nga komuna e jonë e kanë kryer një kurs tremujor të rrobaqepësisë në Turqi, presin ndihmë për sigurimin makinave për të filluar të ushtrojnë zejen e tyre.

GRANDEMALL

Pjesëmarrëset dhanë propozime të ndryshme , që mbetet ato ti modifikojnë e sistematizojnë duke iu dhënë përparësi disave për vitin 2015. Ato shprehën shqetësimin e keqardhjen e tyre që para ca ditësh një nxënës i kësaj komune ka bërë vetëvrasje. Prandaj, propozuan që Ministria e Arsimit ,të shqyrtoj mundësinë e kthimit të pedagogeve në shkolla apo të angazhimit të psikologëve.

Numri i pjesëmarrësve nuk ishte i madh, 14 veta morën pjesë, Kryetarja, propozoi që edhe në vendbanimet më të mëdha të komunës të mbahen dëgjime publike, si dhe të informohen gratë sa më shumë edhe me mundësitë e tyre për hapjen e bizneseve.

Me diskutime u paraqiten Nexhmije Kallaba, Nafije Ajvazi,zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, Dea Pallaska nga Rrjeti i grave të Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.