ARKATANA

Sinani i bindur se ka ulur shpenzimet e luksit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Begzad Sinani tha se raporti financiar është raporti më transparent që paraqitet për çdo shpenzim të bërë dhe të gjitha shifrat janë reale dhe se kemi zvogëlime të shpenzimeve të luksit dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve, pra kemi vendosur disiplinë financiare sa i përket shpenzimeve buxhetore ka thënë Sinani.

Të mërkurën është mbajtur mbledhja e shtatë e Kuvendit komunal, ku të gjitha pikat e parapara për këtë seancë janë miratuar një zëri.

Si zakonisht të pranishëm në këtë seancë ishin kryetari i komunës z.Begzad Sinani, drejtorët komunal, ekipi komunal i OSBE-së dhe përfaqësuesit e Kuvendit Rinor të Kamenicës.

Pikë kryesore e kësaj seance ishte raporti financiar gjashtëmujor i Drejtorisë Për Financa dhe Buxhet.

UBT

Sipas raportit financiar shihen ndryshime në zvogëlimin e shpenzimeve në shumë njësi buxhetore.

Sinani tha se Raporti financiar është raporti më transparent që paraqitet për çdo shpenzim të bërë dhe të gjitha shifrat janë reale dhe kemi zvogëlime të shpenzimeve të luksit dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve, pra kemi vendosur disipline financiare sa i përket shpenzimeve buxhetore” ka thënë Sinani.

Disa delegat patën vërejte dhe pyetje për uljen e shpenzimeve dhe kërkuan shpjegime nga ana e zyrtarit kryesor financiar.

Lidhur me raportin e shqyrtimin të auditimit në vitin 2014 zyrtari kryesor financiar tha se jemi duke i eliminuar të gjitha vërejtjet e dhëna nga auditori i jashtëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.