Sinani gatitu para presidentit Thaçi
Gjilan – Begzad Sinani është ndër kryetarët e rrallë të komunave të Kosovës që nuk ka hezituar aspak të tregohet transparent dhe adhurues i ish liderit të PDK-së e tash president i vendit Hashim Thaçi.
Begzad Sinani sapo ka marrë foton e presidentit Thaçi në zyrën e tij, për publikun e gjerë ai ka bërë disa foto, duke treguar respektin gjithsesi kushtetues, por edhe partiak ndaj presidentit.
Sinani njihet si përkrahës i fuqishëm i Hashim Thaçit dhe njëri nga mbështetësit e vazhdueshëm të programit të PDK-së. “Tanimë në zyrën time fotoja e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi” ka shkruar Sinani./rajonipress/


