Sinani: Furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm është një nga prioritetet tona
Kamenicë – Kryetari Begzad Sinani dhe përfaqësuesit e Hidromoravës, flasin për përmirësimin e gjendjes me ujë të pijshëm në Komunën e Kamenicës.Sinani theksoi se furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm është një nga prioritetet për ne, në këtë vit.
Kryetari i komunës zoti Begzad Sinani të hënën ka pritur përfaqësuesit e Hidromoravës, kompani e cila mirëmban ujësjellësit në tërë Anamoravën.
Në këtë takim u bisedua rreth normalizimit të ujësjellësve në zona rurale dhe rregullimit të gypave të ujësjellësit në qytet.
Sinani theksoi se furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm është një nga prioritetet për ne, në këtë vit.
Sinani njoftoi përfaqësuesit e Hidromoravës për dy lagjet e qytetit të Kamenicës, se duhet riparuar gypat.
“Në lagjen “Çamëria” dhe lagjen “Malësia” komuna ka vendosur që në këtë vit të bëjë ndërrimin e gypave dhe normalizimin me ujë për gjithë qytetarët që të kenë ujë 24 orë, poashtu një pjesë e fshatit Berivojcë do të investohet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, në fshatin Topanicë do të mundohemi të bëjmë shpuarjen e një pusi tjetër për arsye se nuk po mjaftojnë ato që tanimë janë në dispozicion për t’i shërbyer qytetarëve të fshatit dhe funksionalizimin e ujësjellësve në fshatrat: Koretin, Kopernicë, Shipashnicë e Epërme, Kololleq, Karaqevë e Ulët, Topanicë dhe përfundimin e punëve në ujësjellësin në fshatrat: Dajkoc, Muqiverc, Roganë, Novosell etj” , tha veç tjerash Sinani./rajonipress/


