Sinani ende “shpreson” në fitore

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Vetëm fryma e unitetit, e kolegialitetit, e solidaritetit, e mirëkuptimit, e respektimit të vlerave të përgjithshme e të veçanta kombëtare, shoqërore e personale bëjnë që PDK të fitoj në zgjedhjet e ardhshme thotë Begzad Sinani.

Dega e PDK-së në Kamenicë në takimin e saj të fundit ka kërkuar angazhime shtesë nga të gjitha strukturat e saj, kudo në fshat, lagje e qytet.

Begzad Sinani nënkryetar i PDK-së dhe ish kryetar i Komunës tha se në këtë takim janë nxjerrë edhe konkluzione me qëllimin më të mirë që kjo degë të forcohet, mobilizohet dhe avancohet për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

UBT

“Të gjithë ne, si Kryesi , si organ, si aktivist e veprimtar,si punëtorë përgjegjës e si drejtues institucionesh shoqërore e politike të kemi një pakt, një bashkëpunim, një marrëveshje të përbashkët që të zgjidhim çdo nyje dhe të tejkalojmë e tu japim udhë – rrugëzgjidhje çdo problemi” thuhet në komunikatën e PDK-së.

Tutje thuhet e të gjithë ne të jemi aktiv në çdo nëndegë, në çdo fshat e në secilën lagje të qytetit të ndihet fryma kombëtare e politike e perbashkesise së qytetarëve në të, pra Njëqindvjetori i Pavarësisë se Shqipërisë. Vetëm fryma e unitetit, e kolegialitetit, e solidaritetit, e mirëkuptimit, e respektimit të vlerave të përgjithshme e të veçanta kombëtare, shoqërore e personale bëjnë që ne, PDK të fitoj në zgjedhjet e ardhshme mendon Sinani./rajonipress/