Sinani edhe të dielën në teren, ndihmon banorët e ngujuar nga bora
Kamenicë – Begzad Sinani e ka pasur ditë punë edhe të dielën. Ai ishte i pranishëm në hapjen e rrugës në fshatin Dazhnicë ku bora ka izoluar këtë fshat. Ne jemi 24 orë në shërbim të qytetarëve tanë dhe këtë tempo të punës do ta mbajë edhe në të ardhmen. Pushteti nuk është luks, por përgjegjësi tha Sinani për rajonipress.
Edhe pse ditë e diel Begzad Sinani për asnjë sekondë nuk ka ngurruar që të ndihmojë banorët e fshatit Dazhnicë.
Sinani mori pjesë personalisht në hapjen e kësaj rruge e cila është bërë e pakalueshme për shkak të borës së madhe. “Ne jemi 24 orë në shërbim të qytetarëve tanë dhe këtë tempo të punës do ta mbajë edhe në të ardhmen. Pushteti nuk është luks, por përgjegjësi” tha Sinani për rajonipress
Sinani ka falënderuar edhe kompaninë e cila gjatë tërë ditës ka hapur të gjitha rrugët në fshatrat e Kamenicës./rajonipress/


