Sinani e Rashiq të kënaqur me projektet e fituara nga Bashkimi Evropian

Kamenicë – Komunën e Kamenicës të hënën e vizitoi Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq .Ministri Rashiq e informoi Kryetarin Sinani që Komuna e Kamenicës është përfituese e projektit “Rregullimi i përroit të Berivojcës” qe financohet nga Bashkimi Europian dhe IOM ose ndryshe ky projekt quhet edhe “Kosova e Bukur”, e që realizohet përmes kësaj ministrie.
Ky projekt do të filloi shumë shpejt, vlera këtij projekti është 249 mijë euro, 35% do të jenë për punëtorët ose 80 mije euro, do të kenë përparësi që punët t`i kryejnë firmat lokale që janë të Komunës së Kamenicës raporton rajonipress.
Kryetari Sinani e falënderoi Ministrin Rashiq për angazhimin e tij që ky projekt të realizohet në Kamenicë, e që përfitues do të jenë shumë qytetarë të Komunës sonë, po ashtu shpresoj që edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunim për projekte të tjera.
Po ashtu Sinani me Ministrin Rashiq vizituan përroin në fshatin Berivojcë, i cili do të rregullohet shumë shpejt. Të pranishëm ishin dhjetëra qytetarë të fshatit Berivojcë.
Kryetari i bashkësisë lokale të Berivojcës Xhevat Kastrati tha se shpresojmë se në të ardhmen do të realizohen edhe projekte të tjera në ketë fshat multietnik,si: shkolla për klasat e ulëta, ndriçimi në terë fshatin, asfaltimi i disa rrugicave etj. Banorët e këtij fshati jetojnë në harmoni të plotë pa kurrfarë problemesh ndëretnike./rajonipress/