Sinani e Mujota përurojnë rrugën e re Hogosht – Lisockë
Kamenicë – Ky projekt është realizuar nga Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës derisa vlera e këtij projekti është 1.2 milion Euro, gjatësia e saj është 6.8 km, gjerësia do të jetë 7 metra ku 5.8 metra, ka dy shtresa asfalt.
Begzad Sinani dhe Fehmi Mujota edhe zyrtarisht e kanë përuruar rrugën Hogoshtë – Lisockë rrugë kjo që lidh këto fshatra malore.
Banorët e këtyre fshatrave e falënderuan kryetarin Sinani dhe Mujotën me bashkëpunëtorë për këtë projekt dhe bënë një pritje miqësore në shenjë falënderimi për punën.
Ky projekt është realizuar nga Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës derisa vlera e këtij projekti është 1.2 milion Euro, gjatësia e saj është 6.8 km, gjerësia do të jetë 7 metra ku 5.8 metra.
Sinani ka thënë para banorëve se është i kënaqur që me sukses janë përmbyllur punimet në projektin “Asfaltimi i rrugës Hogosht – Lisocke – Kufi”./rajonipress/


