ARKATANA

Sinani e Gecaj flasin për gjendjen e komuniteteve në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani e ka mirëpritur zv. Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, me bashkëpunëtorë i cili e vizitoi Kamenicën në kuadër të fushatës sensibilizuese për regjistrimin falas të qytetarëve të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian.

Kryetari Sinani e njoftoi zv, Ministrin, për aktivitetet që i ka ndërmerr komuna, së bashku edhe me institucionet qendrore e organizatat e ndryshme joqeveritare, përmirësimin e kushteve jetësore të komunitetit rom. Pjesëtarët e këtij komuniteti që jetojnë në komunën e Kamenicës janë 520, ku shumica e tyre jetojnë në qytet, fshatin Berivojcë dhe një familje 30 anëtarshe në fshatin Strezoc.

Komuna e Kamenicës i ka të regjistruar të gjithë romet e kthyer, me përjashtim të dy fëmijë në Strezoc, të cilët në javën e ardhshme do të regjistrohen. Përfaqësuesit e komunës shpesh herë i kanë vizituar, romët e shpërngulur që janë të strehuar në kampin e Bujanocit dhe atë të Shkupit.

Gecaj u interesua edhe për gjendjen në komunën e Kamenicës, realizimin e barazisë së gjuhëve e informacione tjera, për të cilat informoi edhe nënkryetari i komunës për komunitete, z.Dragisha Saviq.

FIDANISHTJA

Ai u shpreh i kënaqur me udhëheqjen komunale e cila i kushton rëndësi, që edhe komunitetet pakicë të jenë përfituese të projekteve të ndryshme të infrastrukturës.

Kryetari Sinani dhe zv. Ministri Gecaj e vizituan familjen 30 antarëshe në Strezoc, ku u informuan drejtpërsëdrejti për problemet e kësaj familje.

Po ashtu Kryetari Sinani e informoi zv. Ministrin që komuna e Kamenicës ka aplikuar në tri projekte në MAPL-në dhe kërkoi që të ketë prioritet Komuna e Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.