Sinani e bën hapjen e Panairit të Prodhimeve Lokale
Kamenicë – Të premten është bërë hapja e panairit të prodhimeve lokale. Kryetari i komunës, Begzad Sinani ka bërë hapjen e panairit të organizuar nga drejtoria për zhvillim ekonomik dhe diasporë.
Sinani tha se për herë të parë po mbahet një panair i prodhimeve vendore lokale.
“Komuna e Kamenicës ka një pozitë gjeografike shumë të mirë për bujqësi, blegtori e bletari, andaj ju kisha sugjeruar të gjithë familjarëve që jetojnë në diasporë të investojnë në Kamenicë dhe të përfitojnë shumë familje nga hapja e vendeve të reja të punës”, ka thënë Sinani.
Pas vizitës të produkteve nga prodhuese të ndryshëm nga komuna jonë, Sinani falënderoi bashkëpunëtorët që ndihmuan për sponzorimin e panairit lokal./rajonipress/


