United Hospital

Sinani: Duhet të bëjmë më shumë, bashkë do t’i tejkalojmë sfidat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Qindra qytetarë të komunës së Kamenicës, kanë marrë pjesë në shënimin e shtatë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në një aktivitet të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës, z. Begzad Sinani.

Me këtë rast, Sinani ka kujtuar sakrificën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Ai tha se gurethemel i kësaj dite, janë dëshmorët dhe heronjtë, gjaku i të cilëve solli lirinë.

Sinani përshëndeti familjet e dëshmorëve ndërkaq tha se edhe veteranët e luftës, meritojnë nderin dhe respektin e përjetshëm.

Më pas, kryetari Sinani ka folur për përpjekjet që po bëhen për të ndërtuar shtetin të cilin e kemi ëndërruar dhe për të cilin është dhënë aq shumë.

UBT

“Koha po dëshmon se ende kemi nevojë të kuptojmë se forcimi i institucioneve kërkon dije, guxim, vetëdijesim, profesionalizëm dhe përgjegjësi në përmbushjen e detyrave për të cilat jemi thirrur. Ne sot po bëjmë përpjekje maksimale për të qenë aktiv në përmbushjen e detyrave dhe objektivave që kërkojnë qytetarët. Për këtë synim, nuk mjafton vetëm dëshira dhe vullneti i një njeriu apo një ekipe, por kërkohet angazhim maksimal i të gjithë neve, angazhim i përbashkët në realizimin e interesave tona si qytetarë”, ka thënë Sinani.

Në fund të fjalës së tij, kryetari Sinani tha se “u themi të gjithë atyre që dhanë jetën për vendin tonë se kjo që po bëhet nuk mjafton” dhe se “po bëhen përpjekje për realizimin e plotë të qëllimeve të tyre”.

“Ne u themi sot të gjithë atyre që dhanë jetën për këtë ditë, se po bëjmë përpjekje për realizimin e plotë të qëllimeve të tyre. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se këtë që sot po bëjmë, nuk mjafton”, ka thënë veç tjerash kryetari Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.