Sinani dhe Mujota inspektojnë punimet në rrugën Hogosht – Lisockë – Kapi

Kamenicë – Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota dhe Zv.ministri Emin Krasniqi me bashkëpunëtorë vizituan Komunën e Kamenicës dhe i dhanë mbështetje kryetarit Sinani për projektet e prezantuara në Ministrinë e Infrastrukturës për Komunën e Kamenicës dhe më pas inspektuan punimet në rrugën Hogosht-Lisockë-Kapi.
Kryetari Sinani e falënderoi ministrin Mujota për vizitën dhe realizimin e projektit të kësaj rruge që do të lidh shumë fshatra dhe do tua lehtësojë qarkullimin e këtyre banorëve dhe që do të hap mundësi për investime në turizëm malor, bujqësi e blegtori dhe kërkoi që të vazhdojnë me projekte tjera për komunën tonë, raporton rajonipress.
Ministri Mujota e uroi kryetarin Sinani për fillimin e mbarë të punës dhe angazhimeve të tij dhe i dha mbështetje, ne do të vazhdojmë me projektet tjera për komunën e Kamenicës dhe i uroi banorët e lokaliteteve për fillimin e kësaj rruge që do të lidh këto fshatra malore.
Banorët e këtyre fshatrave e falënderuan kryetarin Sinani dhe ministrin Mujota me bashkëpunëtorë për këtë projekt dhe bënë një pritje miqësore në shenjë falënderimi për punën.
Ky projekt po realizohet nga Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës vlera e këtij projekti është 1.2 milion Euro, gjatësia e saj është 6.8 km, gjerësia do të jetë 7 metra ku 5.8 metra, dy shtresa asfalt parashihet të përfundohet brenda 6 muajve./rajonipress/