UBT

Sinani dhe Matoshi qëndruan në Gjermani

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Nën organizimin e Unionit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani, të shtunën në Këln u mbajt konferenca me anëtarë të këtij unioni dhe Unionit të Bizneseve shqiptare në Diasporë nga vendet e ndryshme të botës. Me ftesë të Unionit në këtë konferencën morën pjesë edhe kryetari i Kamenicës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, zv. ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë edhe Sipërmarrjes e Republikës së Shqipërisë, Brulinda Paskali, kryetari i Këlnit, Ralf Heinen dhe personalitete të tjera nga bota e biznesit nga Kosova dhe diaspora.

Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Gjermani Kryetari Sinani dhe nënkryetari Matoshi patën dhjetëra takime me pronar biznesesh të ndryshme të kosovarëve dhe gjermanëve në këtë vend.

Sinani i ka ftuar këta biznesmenë që të shohin Kamenicën si një mundësi të mirë për investime. “Kemi një rini të shëndoshë e të aftë për punë, ndërsa si institucione komunale jemi të përkushtuara të ofrojmë të gjitha mundësitë që kemi që të vini dhe të investoni në Kamenicë me qëllim të uljes së nivelit të papunësisë dhe zhvillimit ekonomik të komunës” u ka thënë kryetari Sinani ndërmarrësve kosovaro – gjerman.

Takim të veçantë kryetari Sinani dhe nënkryetari Matoshi patën edhe me kryetarin e Unionit të bizneseve Ejup Berisha dhe anëtarin e kryesisë së Unionit Besim Rexhepaj.

Eco Higjiena

Kryetari i Unionit, Ejup Berisha, ka thënë se qëllimi kryesor i këtij unioni do të jetë bashkëpunimi i bizneseve kosovare në Gjermani.

“Qëllimi ynë është që të punësojmë njerëz nga Kosova,10 mijë njerëz t’i sjellim nga Kosova, pra secila firmë kosovare këtu të punësojë punëtorë sezonalë nga Kosova”, ka thënë Berisha.

Në kuadër të punimeve të kongresit, kryetari Sinani takoi edhe kryetarin e qytetit të Këlnit, Ralf Heinen, i cili ka thënë se pret nga ky union që të rritet edhe më shumë bashkëpunimi në mes të bizneseve kosovare me ato gjermane.

Ralf Heinen tha se ky union është duke u munduar të përmirësojë imazhin e Kosovës.

Kryetari Sinani dhe nënkryetari Matoshi u takuan edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani Skender Xhakaliun dhe konsulin e Kosovës në Frankfurt Astrit Zemaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.