Hidromorava

Sinani dhe Goforth dakordohen për bashkëpunim të mëtejm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi, kanë pritur në takim njohës udhëheqësin e ri të Njësisë së Monitorimit dhe Ndërlidhjes së KFOR-it Amerikan Kapitenin Goforth. “I jemi falënderues KFOR-it Amerikan që nga viti 1999, ky nuk është një falënderim protokollar, por është shumë i përzemërt dhe miqësor dhe është falënderim të cilin e përcjell në emër të gjithë banorëve të Kamenicës. Problemet më të mëdha që i kemi pasur, mbështetjen e kemi gjetur tek KFOR- i Amerikan” ka thënë Sinani duke e falënderuar për kontributin e tij Togerin Gavin McGarry, i cili e përfundoi mandatin dhe duke i uruar mirëseardhjen Kapitenit Goforth.

Sinani ka siguruar KFOR-in Amerikan se bashkëpunimi edhe me ekipin e ri nuk do të mungojë dhe se kabineti i Kryetarit Sinani do të jetë i gatshëm të përgjigjet gjithherë në kërkesat e KFOR-it Amerikan.

UBT

Kapiteni Goforth është shprehur i kënaqur që ndodhet në Kamenicë dhe që ka gatishmërinë e plotë të komunës për bashkëpunim. Ndërsa Togeri Mc Garry ka falënderuar Sinanin dhe Matoshin për bashkëpunimin e deritashëm duke besuar se i njëjti bashkëpunim do të vazhdojë edhe me përfaqësuesit e ekipit të ri.

Në takim u fol për projektet aktuale në Kamenicë, për raportet ndëretnike dhe për planet në të ardhmen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.