Sinani dënon rastin e demolimit të varrezave ortodokse në Berivojcë

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, ka dënuar ashpër demolimin e varrezave ortodokse në fshatin Berivojcë.
“Respektimi i varrezave të familjarëve tanë të cilitdo komunitet ose religjion është respektim për të tashmen tonë, respektim i të ardhmes tonë dhe i vlerave të përbashkëta që gëzojmë si qytetar të Kamenicës” thuhet në reagimin e Sinanit.
Sinani ka kërkuar nga organet përgjegjëse që sa më parë të zbardhin këtë rast për të mos krijuar mundësinë që ky rast të ndikoj në raportet mes qytetarëve të Kamenicës./rajonipress/