Sinani del në teren, bashkë me KFOR-in viziton edhe vijën kufitare në Karaqevë
Kamenicë – Begzad Sinani më në fund së bashku me ushtarakët e KFOR-it ka vizituar vijën kufitare në Karaqevë. Sinani ka shkruar se së bashku me komandantin e KFOR-it ka biseduar për vijën kufitare në Karaqevë dhe shqetësimet e banorëve për atë pjesë.
Begzad Sinani për pak kohë e ka braktisur zyrën e tij deh ka dal në teren, më konkretisht në Karaqevë për të parë nga afër problemet që ka ky rajon.
Sinani ka shkruar në fb se së bashku me Komandantin e KFOR – it Gjeneral Saim Baggi dhe Kolonel Joshua Goforth CPT sektori lindje i ka takuar në zyrën e tij fillimisht për të diskutuar për çështjen e sigurisë, me theks të veçantë për vijën kufitare Karaqevë e Poshtme – Novosellë.
”Me propozimin tim vizituam edhe vijën kufitare në Karaqevë ku shpreha shqetësimet e banorëve rreth kontestit kufitar” ka thënë Sinani./rajonipress/


