Sinani çmon lartë punën e KFOR-it

Kamenicë – Begzad Sinani ka falënderuar KFOR-in për angazhimet e tij dhe përkushtimin për të pasur një ambient të qetë në Kamenicë e Kosovës, duke përmendur këtu edhe organizmat tjerë ndërkombëtarë.
Toger Mattheu Judking me rastin e dorëzimit të detyrës në prani të Begzad Sinanit dhe zyrtarëve tjerë komunal në Kamenicë ka thënë se unë mendoj se Kosova është vend i bukur ku njerëzit dhe fëmijët janë mikpritës dhe të ngrohte. ”Kosova ka një kulturë të gjallë dhe shumë ngjyrëshe sepse njerëzit këtu janë krenar në trashëgiminë e tyre. Trashëgimia e tyre i inspiron për një të ardhme më të mirë. Mua personalisht do të më mungojnë bisedat me njerëzit e këtij vendi është një eksperiencë e mirë të ulesh dhe të bisedosh për të pirë në kafe dhe të dëgjosh tregimet e njerëzve për përvojat e tyre deri te arritja e lirisë. Është dëshira ime që shefi Barger t`i dojë njerëzit e Kosovës aq sa i kam dashur unë dhe të mundohet t`i mbroj vlerat (virtytet) e Kosovës” ka thënë Judgink.
Togeri Barger i cili pranoi detyrën e shefit të KFOR-it theksoi se po më pëlqen vendi dhe njerëzit janë shumë mikpritës. “Po ashtu ju falënderoj që na lejoni të patrullojmë në rajonin tuaj. Ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në ofrimin e sigurisë së qytetarëve tuaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”.
Komandanti Topaloglu South ka falënderuar Matheë Judking për punën e deritanishme në kuadër të KFOR-it dhe e uroj togerin Barger për detyrën e marr dhe ftojë Kryetarin e Komunës të vazhdoj bashkëpunimin si më parë.
Begzad Sinani ka falënderuar KFOR-in për angazhimet e tij dhe përkushtimin për të pasur një ambient të qetë në Kamenicë e Kosovës, duke përmendur këtu edhe organizmat tjerë ndërkombëtarë.”Jeni të mirëseardhur dhe jam i sigurt se së bashku do të kemi një bashkëpunim në mes të Kryetarit Komunës, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, me qellim që qytetarëve të Komunës sonë t`i ofrojmë siguri më të madhe.Unë si kryetar jam i gatshëm që të kemi bashkëpunim të mirë dhe t`i kryejmë obligimet në bazë të kompetencave tona” ka thënë Sinani.
Në ketë takim pjesëmarrës po ashtu ishin: Kryetari i Komunës së Novobërdës, Komandanti i Policisë Kosovës në Kamenicë dhe zyrtare të tjerë./rajonipress/