UBT

Sinani: Çdo ditë do të ofrojmë llogari dhe përgjegjësi karshi qytetarit tonë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Jemi të përkushtuar që jo në çdo tre muaj, por në çdo ditë dhe në çdo javë të ofrojmë llogari për çdo hap që ndërmarrim në shërbim të qytetarëve tanë. Në këtë mënyrë, jemi të përkushtuar që të çojmë deri në fund çdo projekt që kemi paraparë brenda planit tonë buxhetor dhe karshi premtimeve që kemi ka thënë Sinani.

Kuvendi Komunal ka mbajtur seancën e katërt ku janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë pikash dhe propozime që ishin paraparë në këtë seancë. Temë kryesore e kësaj seance ishte tremujori i qeverisjes në komunën e Kamenicës.

Kryetari i komunës, Begzad Sinani, me këtë rast ka thënë se do të bëhen përpjekje maksimale që çdo muaj, të përmbyllet me sukses dhe ashtu siç është paraparë.
“Jemi të përkushtuar që jo në çdo tre muaj, por në çdo ditë dhe në çdo javë të ofrojmë llogari për çdo hap që ndërmarrim në shërbim të qytetarëve tanë. Në këtë mënyrë, jemi të përkushtuar që të çojmë deri në fund çdo projekt që kemi paraparë brenda planit tonë buxhetor dhe karshi premtimeve që kemi”.

UBT

Një ndër pikat që është shqyrtuar ishte edhe propozimi i kryesuesit të Kuvendit, z. Bajram Dërmaku që të përkrahet një projekt energjetik, nëpërmjet të cilit do të modernizohet dhe përforcohet sistemi energjetik në komunën tonë.

Të gjitha pikat e propozuara në këtë seancë janë miratuar nga deputetët komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.