Sinani: Brengat e qytetarëve prioritet imi që nga dita e parë
Kamenicë – Begzad Sinani po vazhdon të takojë qytetarët e të gjitha shtresave duke dëgjuar prej tyre hallet dhe brengat që kanë. Durimi për t`i dëgjuar me kujdes brengat e qytetareve ka qenë prioritet që nga dita e parë.
”Takimet me qytetarë, durimi për t`i dëgjuar me kujdes brengat e tyre ka qenë që nga ditë e parë”, kështu ka shkruar Begzad Sinani derisa ka takuar bujkun nga Firiqeva, Maliq Mavriqin.
Sipas Sinanit takimi me këtë qytetar ka qenë i rëndësishëm sepse fermën e tij e ka goditur një sëmundje e gjedheve ku edhe ka humbur nëntë krerë gjedhe./rajonipress/


