ARKATANA

Sinani beson në KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, por shqetësohet për brezin kufitar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Begzad Sinani kryetar i Kamenicës thotë për rajonipress se ka besim të plotë në KFOR-in amerikan dhe Policinë e Kosovës sa i përket ruajtjes së vijës kufitare, por thotë se është i shqetësuar edhe me ankesat e banorëve të Karaqevës.

Kreu i Kamenicës Begzad Sinani nuk e ndien vetën mirë kur pas 14 vitesh ende përmendet si problem i pazgjidhur kufitar vija administrative në Karaqevë të Epërme, raporton rajonipress.

Provokimi i fundi i xhandarmërisë serbe i cili alarmoj krejt brezin kufitarë e ka shqetësuar të parin e Kamenicës edhe pse thotë se ka besim të plotë tek organet e sigurisë.”Unë jam në kontakte të përhershme me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës dhe kam besim të plotë se ata do të dinë ta menaxhojnë vijën kufitare. Unë menjëherë pas këtyre provokimeve kam kërkuar shtimë të forcave të sigurisë dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë. Normalisht që i kuptojë edhe shqetësimet e banorëve dhe ankesat e tyre” tha Sinani.

Hidromorava

Sinani tha se problemi i Karaqevës po neglizhohet edhe pse ai dhe ish pushteti komunal e kanë sensibilizuar mjaft problemin, por askush nuk ka reaguar.”Edhe Parlamenti, edhe Qeveria janë të njoftuar me problemin e Karaqevës. Aty nuk po cenohet kufiri i Kamenicës, por po atakohet Kosova” thotë Sinani.

Sinani tha se përpjekjet e tij dhe të institucioneve komunale për ta zgjidhur problemin e vijës kufitare me Serbinë nuk do të mungojnë.”Unë do të kërkojë nga Edita Tahiri që në takimet me palën serbe ta diskutojë edhe kontestin kufitarë të Karaqevës. Është e pafalshme që pas kaq vitesh ende kemi probleme të pa definuara me Serbinë” tha Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.