UBT

Sinani bëhet edhe më transparent, kërkon nga qytetarët që t`i shkruajnë atij

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kreu i Kamenicës Begzad Sinani u ka bërë thirrje qytetarëve të Kamenicës që të shkruajnë edhe online në adresat e komunës për të dhënë vërejtje, sugjerime, këshilla, por edhe propozime që lidhen rreth projekteve, buxhetit dhe sferave tjera të organeve komunale.

Begzad Sinani po tregohet edhe më transparent duke ju dhënë mundësinë qytetarëve që ata të shkruajnë edhe online në imelat zyrtar të Komunës së Kamenicës.

Begzad Sinani tha për rajonipress se transparenca dhe komunikimi me publikun mbeten dy prioritetet e tij për të qenë më afër zhvillimeve që po ndodhin në komunën e Kamenicës, e pjesë e të gjitha këtyre zhvillimeve do të jenë edhe qytetarët tanë tha Sinani.

ARKATANA

Sinani tha se tashmë kanë lansuar një projekt me qëllim të lehtësimit të informimit të qytetarëve në lidhje me zhvillimet në Komunë, si projekte arsimore, ekonomike, etj. “Unë i ftojë të gjithë që të na shkruajnë në “Inbox-in”e faqes zyrtare Komuna e Kamenicës, Faqja Zyrtare ose në e-mailin [email protected]. Në këto dy adresa qytetarët mund të na shkruajnë edhe për vërejtjet, sugjerimet dhe ç`kado tjetër që ata mendojnë se me propozimet e tyre mund të kontribuojnë në përmirësim të shërbimeve në Komunën tonë” ka shtuar Sinani.

“Të gjitha kërkesat, ankesat, propozimet që lidhen me projektet e buxhetin dhe sugjerimet e qytetarëve do të printohen dhe do të shqyrtohen me kujdesin maksimal. Qytetarët janë partner i rëndësishëm i zhvillimit të komunës dhe ne dëshirojmë të jemi sa më afër tyre” tha Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.