Sinani bëhet edhe më transparent, kërkon nga qytetarët që t`i shkruajnë atij

Gjilan – Kreu i Kamenicës Begzad Sinani u ka bërë thirrje qytetarëve të Kamenicës që të shkruajnë edhe online në adresat e komunës për të dhënë vërejtje, sugjerime, këshilla, por edhe propozime që lidhen rreth projekteve, buxhetit dhe sferave tjera të organeve komunale.
Begzad Sinani po tregohet edhe më transparent duke ju dhënë mundësinë qytetarëve që ata të shkruajnë edhe online në imelat zyrtar të Komunës së Kamenicës.
Begzad Sinani tha për rajonipress se transparenca dhe komunikimi me publikun mbeten dy prioritetet e tij për të qenë më afër zhvillimeve që po ndodhin në komunën e Kamenicës, e pjesë e të gjitha këtyre zhvillimeve do të jenë edhe qytetarët tanë tha Sinani.
Sinani tha se tashmë kanë lansuar një projekt me qëllim të lehtësimit të informimit të qytetarëve në lidhje me zhvillimet në Komunë, si projekte arsimore, ekonomike, etj. “Unë i ftojë të gjithë që të na shkruajnë në “Inbox-in”e faqes zyrtare Komuna e Kamenicës, Faqja Zyrtare ose në e-mailin [email protected]. Në këto dy adresa qytetarët mund të na shkruajnë edhe për vërejtjet, sugjerimet dhe ç`kado tjetër që ata mendojnë se me propozimet e tyre mund të kontribuojnë në përmirësim të shërbimeve në Komunën tonë” ka shtuar Sinani.
“Të gjitha kërkesat, ankesat, propozimet që lidhen me projektet e buxhetin dhe sugjerimet e qytetarëve do të printohen dhe do të shqyrtohen me kujdesin maksimal. Qytetarët janë partner i rëndësishëm i zhvillimit të komunës dhe ne dëshirojmë të jemi sa më afër tyre” tha Sinani./rajonipress/